Panik në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra persona në spital…

Panik në Oklahoma pas rrjedhjes së amoniakut nga një kamion cisternë, dhjetëra persona në spital…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet të vogël në Oklahoma të SHBA-së, pasi rrjedhjes së amoniakut në atmosferë nga një kamion cisternë i parkuar në parkingun e një hoteli, duke detyruar qindra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe duke dërguar dhjetëra njerëz në spital. Banorët e zonës patën probleme me frymëmarrjen, thanë zyrtarët e qytetit të Weatherford në një konferencë për shtyp. Shumica e pacientëve u dërguan në një spital lokal, por disa, përfshirë katër në gjendje kritike, u transferuan në spitale të tjera për trajtim të specializuar. Të paktën 500 deri në 600 persona janë strehuar në vende të tjera për të shmangur gazin toksik. Disa azile pleqsh u evakuuan dhe shkollat ​​në zonë u mbyllën sipas Associated Press...