Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
SYRI TV/ IMT ‘lufton krimin’ duke prishur koteca pulash – Aksioni qesharak në Ndroq
IMT-ja ka ndërmarrë një aksion për të “luftuar krimin” duke shembur kotecat e pulave dhe gardhet që fshatarët kishin ngritur për të rrethuar tokat e tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mënik, njësia administrative Ndroq, ku gjatë të shtunës së kaluar, fadroma e IMT shembi kotecat e pulave të banorëve të zonës, ndërsa në mënyrë selektive vendosi edhe gjoba që arrijnë deri në 9 mln lekë për disa nga banorët. Sipas banorëve, mbrapa këtij aksioni fshihet një plan për rrëmbimin e pronave të tyre. Syri TV Sipas banorëve, shuma e gjobave arrin nga 400 në 900 mijë lekë të reja. Ata e vënë theksin tek fakti që janë gjobitur vetëm sepse kanë ndërtuar kotece për të mbajtur shpendët e tyre shtëpiake apo sepse kanë rrethuar...