Marrëveshja për emigrantët/ Rama: Me Italinë do e bëja 100 herë! Meloni: U përpoqën të na pengojnë, por…

edi rama-Giorgia Meloni

ROMË- Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët ishte në fokus të konferencës së përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Giorgia Meloni. Kryeministria italiane falenderoi Ramën dhe popullin shqiptar, duke nënvizuar se Shqipëria po sillet si një vend anëtar i BE-së. Prokolli i nënshkruar mes dy vendeve, sipas Melonit, ngjalli interes në ende të ndryshme dhe shumë prej tyre u përpoqën ta frenon por nuk ia dolën.
“Sa i takon sigurisë, fokusi po aq i marrëveshjeve të rëndësishme që do fuqizojnë luftën kundër trafikut të drogës janë hallka shumë të rëndësishme që kalon nga një vizon i të përballuarit së bashku të fenomenit të migracionit për protokollin tonë me Shqipërinë, për të cilën unë edhe një herë do doja të falënderojmë Ramën dhe gjithë popullin shqiptar. Ajo që u tregua me nënshkrimin e këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se është protokolli që ne kemi nënshkruar me frymë të thellë evropiane sepse vë theksin se emigrimi është fenomen mbarë evropian. Është një protokoll novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e  këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë para sepse mendojmë se ka potencial”, tha Meloni.
Kryeministri Edi Rama u pyet nëse është ‘penduar për marrëveshjen për emigrantët’. Kreu i qeverisë shqiptare nuk hezitoi të përgjigjej, duke theksuar se të njëjtën gjë do e bënte sërish, por vetëm me Italinë. 
“Me Italinë do e bëja 100 herë edhe pse 100 herë ju do ishit kundër. Me vendet e tjera, kurrë! Sepse ju nuk jeni Italia. Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë i vjen në mendje dhe ne jemi të gatshëm për t’u përgjigjur”, u shpreh Rama.