Emri/ Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Emri/ Vodhi 100 mijë portofola kriptovalutash, pranga 38-vjeçarit shqiptar në Greqi

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të dyshuar për vjedhjen e 100 mijë portofolave kriptovalutash. Në pranga ka rënë shtetasi Sotitaq Kolezi, 38 vjeç, nga Bilishti. Ai kishte qasje në më shumë se 100,000 portofola kriptovalutash që u përkisnin këtyre viktimave, vlera e të cilave ka të ngjarë të arrijë në miliona euro. Faza më e fundit e operacionit u zhvillua nën koordinimin e selisë së Europolit në Hagë dhe shënjestroi Rhadamanthys, një nga programet më të mëdha të vjedhjes së informacionit, Trojanin me akses në distancë VenomRAT dhe botnetin Elysium, i cili luajti një rol kyç në krimin kibernetik ndërkombëtar. Rrjeti që u çmontua ishte përgjegjës për sulme kundër qindra mijëra viktimave në të gjithë botën me software të dëmshëm. Operacioni “Endgame”, i koordinuar...