Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Depolitizoni administratën zgjedhore”, rekomandimi i ambasadorit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato për partitë politike
Politika po bëhet gati të ndryshojë rregullat e lojës për zgjedhjet, ndërsa ndërkombëtarët presin një produkt të mireë dhe gjithëpërfshirës. Diplomati i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato kërkoi që raporti i misionit të OSBE OHDIR dhe rekomandimet e Venecias të jene udhërrëfyesit e komisionit bipartisan që nis punën të martën. “Nevoja për një reformë dhe sistem zgjedhor gjithëpërfshirës të cilin e kemi kërkuar prej kohësh, është kërkesë e nënvizuar në raportin e fundit te OSBE OHDIR që nxjerr mangësitë domethënëse ne ketë proces zgjedhor, keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mungesa e fushës së barabartë të lojës, rëndësia e fuqizimit të pavarësisë dhe neutralitetit te institucioneve, nevoja për të mbikëqyrjen e fushatave zgjedhore dhe garantimit te kushteve te barabarta për aktoret politik. Këto reforma janë hapa themeltarë ...