Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

Koreja e Jugut merr masa të rrepta për shkak të provimeve në shkolla, bllokon uljet e avionëve në aeroportet e vendit

Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së Jugut, ndërsa policia u mobilizua për të siguruar mbërritjen në kohë të tyre në qendrat e provimit dhe autoritetet pezulluan për gjysmë ore të gjitha fluturimet. Numri i kandidatëve që u paraqitën në këto provime, të domosdoshme për të siguruar një vend në universitetet më të mira të vendit, ishte më i larti në shtatë vitet e fundit. Shumica lindën në vitin 2007, kur pati një rritje të lindjeve, pasi ajo vit konsiderohej fatlum për të pasur fëmijë. Autoritetet ndaluan uljet dhe ngritjet në të gjitha aeroportet, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Incheonit, nga ora 13:05 deri në 13:40 (me orën lokale) për të shmangur çdo zhurmë gjatë...