Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Balliu përballet me SHISH: Shteti është inkriminuar, siguria ka rënë në nivel alarmant
Në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një përballje të fortë me përfaqësuesit e Shërbimit Informativ Shtetëror, duke ngritur alarmin për kolapsin e sigurisë kombëtare dhe inkriminimin e institucioneve. “SHISH-i nuk funksionon. Është lënë qëllimisht në mjerim për të mos investuar në inteligjencën që parandalon krimin,” deklaroi Balliu. Sipas tij, kjo situatë nuk është rastësi, por ‘pjesë e një skeme të qartë ku qeveria shmang çdo mekanizëm kontrolli dhe parandalimi, ndërsa krimi i organizuar forcon pozitat e tij’. Deputeti tha se Shqipëria po përballet me dramën më të madhe të historisë së saj moderne: inkriminimin e shtetit. Ai solli shembuj flagrantë ku punonjës të Policisë së Shtetit janë kapur të përfshirë në atentate mafioze dhe...