Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Franca përkujton sulmet/ Një dekadë nga terrori i 13 nëntorit, mbi 130 viktima dhe 400 të plagosur
Franca përkujton këtë të enjte sulmet terroriste të Shtetit Islamik të 13 nëntorit të vitit 2015, ku u vranë më shumë se 130 persona dhe u plagosën rreth 400 të tjerë. Këto ishin sulmet më vdekjeprurëse në vend që nga Lufta e Dytë Botërore dhe sollën terror dhe frikë në të gjithë Francën, duke nxitur masa emergjente sigurie, disa nga të cilat u kthyen në ligje. Një kopsht përkujtimi i vendosur pranë Bashkisë së Parisit, hapet për të nderuar ata që humbën jetën dhe ata që mbijetuan. Emrat e viktimave të gdhendur në gurë graniti janë vendosur rreth kopshtit, ndërsa një pemë ulliri është mbjellë në hyrje të tij. Sulmi filloi me shpërthime vetëvrasëse me bomba jashtë stadiumit Stade de France, ku Presidenti i atëhershëm...