Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Dalin pamjet, Rama pritet nga Meloni me ceremoni zyrtare në Romë
Kryeministri Edi Rama në Romë pritet me ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni. Sot mbahet mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive Shqipëri–Itali. Më herët, Rama njoftoi se do të nënshkruhen 16 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume, në kuadër të partneritetit të ngushtë strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë. Marrëveshjet që do nënshkruhen mes dy qeverive -Bashkëpunimi strategjik në fushat e shëndetësisë, energjisë, mjedisit, sigurisë, arsimit dhe inovacionit-Siguria kibernetike, përmes një memorandumi mirëkuptimi ndërmjet ministrive të jashtme-Mbrojtja civile, me disa marrëveshje për grante dhe hua të buta, mbështetje në pajisje dhe trajnim, si dhe një deklaratë të përbashkët mbi koordinimin institucional-Shëndetësia, me projekte për përmirësimin e kujdesit neonatal dhe maternal-Mbrojtja dhe bashkëpunimi ushtarak, përfshirë transferimin e mjeteve detare dhe marrëveshje mes kompanive “Leonardo”, “Fincantieri” dhe partnerëve...