Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit shtrihen deri në Spanjë, kërkohet informacion për udhëtimet e tij
Hetimet për vrasjen e Gilmando Danit, ‘krahut të djathtë’ të Shullazit janë shtrirë deri në Spanjë. Ndërsa policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve që kryen atentatin në mes të ditës pranë Rinasit, është kërkuar informacion nga autoritetet spanjolle për udhëtimet e tij. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion për vizitën katër ditore 7-11 nëntor dhe aktivitetin e tij në Spanjë. Gilmando udhëtonte shpesh pas lirimit ndërsa u vra sapo zbriti në Rinas, teksa doli me makinë. Tre autorë i bënë prit në rrethrrotullimin e Rinasit dhe e qëlluan për vdekje. Nga ky atentat mbeti i plagosur edhe miku i tij Muçi Sheqeri, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.Për hetimet e kësaj ngjarjeje të rëndë, vijojnë...