Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Buxheti i 2026, Presidenca e kënaqur edhe me 14 milionë lekë më pak. Manja- Financave: Këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetit të Dosjeve
Radhën në komisionin e ‘Ligjeve’ për projektligjin për buxhetin e vitit 2026 e kishte institucioni i Presidencës. Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës u shpreh se nuk ka kërkesa buxhetore për vitin e ardhshme, edhe posë një vit më parë buxheti u ul me 14 mln lekë. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu drejtua përfaqësueseve të ministrisë së Financave duk u thënës ‘këto që ia morët Presidentit, jepjani Autoritetet të Dosjeve (AIDSSH). Përfaqësuesja e institucionit të Presidencës: Sa i përket realizmit të buxhetit për vitin 2025, u miratua dhe struktura në dy kategori, gjatë 10 mujorit të parë realizmi i përgjithshëm i shpenzimeve arrit masën 82%. Për vitin 2026, buxheti është parashikuar ne nivel të qëndrueshëm. Parashikimet buxhetore parashikon në shpenzime për pagat e personalit,...