Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
6 mln lekë gjobë për një kotec pulash, qyterari: Dy persona të lidhur me IMT duan të më grabisin tokën
Një banor i fshatit Mnik në Tiranë është përballur me një gjobë marramendëse prej gati 6 milionë lekësh për ndërtimin e një koteci pulash. Ilir Pojana, i cili jeton prej 34 vitesh në këtë zonë, denoncon masën administrative si një sulm të qëllimshëm me prapavijë interesash për pronën. Sipas rrëfimit të tij, toka në fjalë ka qenë dikur shtrat lumi, të cilën ai e ka kthyer në tokë të punueshme me shpenzimet e tij, pasi lumi u devijua vite më parë. Mbi këtë sipërfaqe, ai ndërtoi një kotec për të mbajtur shpendë, si një mjet jetese për familjen e tij prej 12 anëtarësh. Problemi nisi rreth dy muaj më parë, kur në pronën e tij mbërritën inspektorët e IMT-së së Bashkisë Tiranë, të cilët kryen...