Deputetet e opozitës letër Begajt: Ngrihu në lartësinë e detyrës, mos e dekreto ligjin për “barazinë gjinore”

Deputetet e opozitës letër Begajt: Ngrihu në lartësinë e detyrës, mos e dekreto ligjin për “barazinë gjinore”

deputetet e pd, foto ilustruese TIRANË- Deputetet e opozitës i kanë dërguar një letër presidentit të vendit Bajram Begaj, ku i kërkojnë që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore, që kaloi në Kuvend vetëm me votat e socialistëve. Në letrën që është firmosur nga gratë deputete të Partisë Demokratike, thuhet se ligji bie ndesh me Kushtetutën, dhe është kundërshtuar nga një pjesë e madhe e shoqërisë, si dhe komunitetet fetare. Sipas deputeteve Begaj duhet të ngrihet në lartësinë që kërkon detyra e tij, dhe të kundërshtojë qeverinë për kalimin e ligjit. “Ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe...