Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zhupa: Kumbaro emëron Arta Dollanin në krye të arsimit parauniversitar me konkurse fiktive
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka denoncuar ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro për emërime klienteliste. Zhupa deklaron në Facebook se ministrja Kumbaro ka emëruar Artа Dollanin si drejtoreshë e Arsimit Parauniversitar, ish-drejtuesen e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe më parë e Institutit të Monumenteve të Kulturës e përfshirë në hetime për “shpërdorim detyre”, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve drejt Tajlandës nga kompania “Sokolaj sh.p.k.”. “Në të njëjtën ditë që u lirua nga detyra në AKM, ajo zhvilloi “konkursin” në Ministrinë e Arsimit, ku ishte kandidatja e vetme. Edhe kriteret e shpallura për këtë pozicion duket se ishin hartuar posaçërisht për ta favorizuar, duke kërkuar mbi 10 vite eksperiencë në drejtim institucioneve publike, përvojë që ajo e kishte, falë rotacionit të vazhdueshëm në...