Zvarritet seanca për Beqajn, ish-ministri i pranishëm në Gjykatë por mungonin avokatët

Zvarritet seanca për Beqajn, ish-ministri i pranishëm në Gjykatë por mungonin avokatët

ilir beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 27 nëntor seancën gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në gjykimin ndaj tij për çështjen e "Sterilizimit". Beqaj ishte i pranishëm në sallë, por dy avokatët e tij mbrojtës kishin lajmëruar gjykatën se ndodheshin në gjykime të tjera. Mungesa e avokatëve u bë shkak për ndërprerjen e seancës, por edhe për mosleximim e një deklarimi nga ish-ministri, që tha se bëhej fjalë në të për tre ngjarje të ndodhura javën e shkuar. Beqaj gjykohet i vetëm në Gjykatën e Posaçme për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup kriminal".  Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC)....