Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Spiropali dhe Tajani firmosin memorandum për sigurinë kibernetike
Samiti i parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali zhvillohet sot, me pjesëmarrjen e delegacioneve të larta nga të dy vendet. Delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama, ndërsa samiti drejtohet nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë një takim dypalësh me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani. Gjatë këtij takimi, pritet nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Sigurinë Kibernetike, një hap i rëndësishëm drejt forcimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve. Samiti përfaqëson një moment kyç për konsolidimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha si: Mbrojtja dhe siguria, Energjia, Migracioni, Shëndetësia, Zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturor. Ministrja Spiropali do të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit përballë sfidave globale të sigurisë dhe do të rikonfirmojë përkushtimin...