Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Spahia ironizon deputetët socialistë: Vetëdeklaroni gjininë që të dimë si t’ju trajtojmë
Një moment i pazakontë është shënuar në Komisionin e Shëndetësisë, ku kryetari Bardh Spahia i PD-së përballi deputetët socialistë me ligjin që u hap rrugën deklarimeve për më shumë se dy gjini. Në hapje të mbledhjes, Spahia, pasi iu drejtua kolegëve me fjalët “zonja dhe zotërinj”, shtoi me ironi djegëse: “Nëse ka gjini të tjera, ju lutem vetëdeklarohuni, që t’ju trajtojmë njësoj si burrat dhe gratë në komision.” Ironia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga mazhoranca. Nënkryetari socialist i komisionit, Eduard Shalsi, nisi të qeshë në mënyrë të dukshme nga sikleti, pa bërë asnjë përpjekje për të mbrojtur ligjin që vetë PS e miratoi dhe që, sipas opozitës, bie ndesh me direktivën e BE për barazinë gjinore e cila njeh vetëm dy...