BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe

BBC drejt faljes publike për Trumpin, për të shmangur padinë 1 miliard dollarëshe

BBC po përgatitet t’i kërkojë falje drejtpërdrejt Presidentit Donald Trump për të shmangur kërcënimin e tij me një padi prej 1 miliard dollarësh. Transmetuesi publik britanik po punon për të dërguar një kërkim-falje personale, pasi pranoi se kishte lënë përshtypjen se Trump kishte bërë një “thirrje të drejtpërdrejtë për veprime të dhunshme” në një episod të programit Panorama vitin e kaluar. Më vonë doli në pah se dy pjesë të fjalimit të tij, mbajtur para trazirave në Kapitol më 6 janar 2021, ishin të ndërthurura gabimisht. Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, deklaroi të mërkurën se “BBC është një makinë propagande e majtë që, për fat të keq, financohet nga taksapaguesit britanikë”. Ajo e quajti episodin “një shembull klasik të lajmeve të...