Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Hitleri kishte çrregullim të fshehur gjenetik seksual, çfarë tregojnë analizat për diktatorin nazist
Në maj të vitit 1945, pas rënies së Berlinit, ushtarët aleatë hynë në bunkerin e Adolf Hitlerit. Mes tyre ishte koloneli amerikan Roswell P. Rosengren, i cili mori si “suvenir” një copë nga divani ku udhëheqësi nazist kishte kryer vetëvrasje. Tetëdhjetë vjet më vonë, ajo copë e njollosur me gjak u përdor për të parë për herë të parë ADN-në e Hitlerit, duke zbuluar detaje të pazakonta mbi gjenet dhe shëndetin e tij. Hulumtimi, i realizuar nga profesorja e Universitetit të Leicesterit Turi King – e njohur për identifikimin e eshtrave të mbretit Richard III – do të prezantohet në dokumentarin e Channel 4 “Hitler’s DNA: Plani i një Diktatori”. Sipas analizës, Hitleri vuante nga sindroma Kallmann, një çrregullim gjenetik që pengon zhvillimin normal të...