Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë
Lajmi se zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme u prit fillimisht me heshtje, më pas me shmangie dhe së fundmi me shfaqjen se asgjë nuk ka ndodhur. Dhjetë ditë pas zyrtarizimit të akuzës, kryeministri Edi Rama dhe Balluku u shfaqën krah për krah në një aktivitet rutinë të titulluar “OSHEE Charge” të hënën lidhur me një rrjet kombëtar për karikimin e makinave elektrike. Balluku vazhdon të mbajë pozicionet e larta në qeveri, pavarësisht se akuzohet për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera lidhur me tunelin e Llogarasë – një nga projektet më të kushtueshme të infrastrukturës në pesë vitet e fundit. Sipas hetimeve të SPAK, Balluku akuzohet se kontrolloi çdo hap të projektit rreth 190 milionë euro dhe...