Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Trump nënshkruan paketën e financimit, i jep fund mbylljes rekord 43-ditore të qeverisë federale
Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën vonë një paketë financimi për të rihapur qeverinë federale , duke i dhënë fund zyrtarisht mbylljes më të gjatë në histori. Miratimi përfundimtar erdhi disa orë pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi 222 pro dhe 209 kundër për të miratuar një marrëveshje të arritur midis republikanëve dhe demokratëve të qendrës në Senat, e cila e mban qeverinë në funksion deri në janar dhe siguron që disa agjenci kyçe do të financohen për pjesën e mbetur të vitit fiskal 2026. Marrëveshja, e cila i dha fund një ngërçi rekord 43-ditor në Kongres, do të përmbysë gjithashtu shkurtimet masive të vendeve të punës në nivel federal të kryera nga Trump gjatë mbylljes së qeverisë. Ajo hap rrugën që pagat të rrjedhin tek...