Kongresi amerikan pritet të votojë për publikimin e dosjeve Epstein, pas presionit të brendshëm në rritje

Kongresi amerikan pritet të votojë për publikimin e dosjeve Epstein, pas presionit të brendshëm në rritje

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, njoftoi të mërkurën se do të vërë në votim në Dhomën e Përfaqësuesve javën e ardhshme një projektligj të diskutueshëm që detyron publikimin e të gjitha dosjeve të Departamentit të Drejtësisë për çështjen Jeffrey Epstein – më herët se sa pritej. “Do ta hedhim këtë në votim të plotë kur të kthehemi javën tjetër”, tha Johnson, duke shtuar, “ndërkohë, do t’u kujtoj të gjithëve se Komiteti Mbikëqyrës [i Dhomës] ka punuar pa ndërprerje” për hetimin e vet. Johnson u detyrua ta fuste shpejt në seancë projektligjin e përfaqësuesve Thomas Massie, një republikan nga Kentucky, dhe Ro Khanna, një demokrat nga Kalifornia, pasi dyshja përdori me sukses një mjet të fshehtë në sallë të njohur si një peticion shkarkimi....