Partia Demokratike do të organizojë protestë para Kryeministrisë. Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, thuhet se pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. ”Të dashur miq: Pas Lali Erit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli. Është detyra jonë që ta shpëtojmë Shqipërinë. Që Parlamentin ta kthejmë te njerëzit. Protestë, e hënë dt. 17 Nëntor, Ora 18.00”,-thuhet në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
SMS e PD për protestën: Pas Lalit është radha e Lubi Ballukut dhe Ramaduros që të përfundojnë në qeli
