KPA e mban në punë prokurorin, Komisionerja e vetingut e ankimoi për kriterin profesional

KPA e mban në punë prokurorin, Komisionerja e vetingut e ankimoi për kriterin profesional

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA la në fuqi konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi. Vendimi u mor nga trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë. Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023, por Komisionerja Publike, Irena Nino e ankimoi si të pabazuar vendimarrjen e shkallës së parë të vetingut, duke argumentuar se subjekti nuk arrinte nivel të besueshëm për shkak të problemeve të konstatuara në kriterin profesional dhe në vlerësimin tërësor të çështjes. Vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 6/2024, datë 14.02.2024, që...