Pas ministres Koçiu ka nisur me radhë spiropalizimi i anltarëve të organizatës së rilindjes.
Ardit Bido është në garë me rilindasit kush e kush të bëhet më qesharak se tjetri duke relativizuar ngjarje të rënda kriminale dhe duke i paralelizuar ato me ngjarje që ndodhin kudo në botë si Amerikë etj.
I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, deputeti socialist Ardit Bido tha se, pavarësisht ngjarjes së rëndë, kjo nuk e bën Shqipërinë një vend të pasigurt dhe se të tilla ngjarje tani në 2025 kanë ndodhur edhe në Amerikë.
Sipas tij, për sa kohë ekziston krimi i organizuar, do të ketë edhe ngjarje kriminale.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Është Shqipëria një vend i sigurt?
Bido: Patjetër që është një vend i sigurt. Duke ardhur nga një ngjarje e rëndë te kjo pyetje, duket sikur s’kemi emocione. Patjetër që është një ngjarje që duhet të hetohet. Kemi të bëjmë me një vrasje në një pikë kyçe, të një personazhi të njohur të botës së krimit. Duhet hetuar dhe duhet të dalin para drejtësisë individët. Por nuk duhet ta vendosim direkt pyetjen përballë. Vrasje të tilla mafioze ndodhin në çdo vend të botës. Edhe në Amerikë kanë ndodhur vrasje mafioze. Sa ekziston krimi i organizuar, do të ketë vrasje të tilla.
