Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

Tragjedi në Gjeorgji, rrëzohet avioni ushtarak turk, 20 të vdekur

Një avion ushtarak turk tip C-130 është rrëzuar sot në territorin e Gjeorgjisë, duke shkaktuar një tragjedi të rëndë për forcat e armatosura turke. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, 20 persona që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Avioni ishte nisur nga Azerbajxhani dhe po udhëtonte drejt Turqisë, kur u rrëzua në një zonë malore pranë kufirit gjeorgjiano-azerbajxhanas. Autoritetet lokale konfirmuan se kontakti me radarin u ndërpre pak minuta pas hyrjes në hapësirën ajrore të Gjeorgjisë, ndërsa nuk është regjistruar asnjë sinjal emergjence nga ekuipazhi. Pamjet e shpërndara nga mediat tregojnë momentin dramatik të rrëzimit dhe shtyllat e tymit që u ngritën mbi zonën e aksidentit. Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan reagoi menjëherë pas lajmit, duke e cilësuar ngjarjen “jashtëzakonisht të...