Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nesër mbledhja e parë Itali-Shqipëri/ Zbardhen detaje nga takimi, cilat do të jenë ‘shtyllat’ e diskutimeve
Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet të enjten, ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeveritë e dy vendeve fqinje, me në krye kryeministrat Edi Rama dhe Giorgia Meloni. Mediet taliane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit, teksa shkruajnë se “Tirana është në listën e pritjes për anëtarësim në BE dhe po bën hapa të rëndësishëm për të mbushur boshllëqet strukturore”. “Mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri e mbajtur në Romë do të jetë një mundësi për të shqyrtuar bashkëpunimin dypalësh dhe për të rënë dakord për nisma të mëtejshme që synojnë forcimin e partneritetit strategjik midis Romës dhe Tiranës, duke...