Eksperti ngre alarmin: Depërtuan në aeroport, po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?

Eksperti ngre alarmin: Depërtuan në aeroport, po sikur makina e autorëve të kishte eksplozivë?

Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 21:58 Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa thotë se makina e personave që kryen atentatin në Rinas, përveç armëve, mund të kishte pasur edhe eksplozivë dhe askush nuk e kontrolloi. “Si mund të hysh brenda në parkim? Sepse mund të hysh edhe me lëndë eksplozive. Ju thatë që hyri dhe nuk u kontrollua që kishte armë brenda në makinë. Po nesër mund të ketë eksploziv, si do ta kontrollosh? Dhe kur ajo është aq afër perimetrit dhe aq afër nën elementët e pasagjerëve. Ke edhe ndërtesa në afërsi. Më thuaj një aeroport që ka kaq afër ndërtesat”, deklaroi Softa.