Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Arrestohen 5 zyrtarë për korrupsion me subvencionet IPARD në Maqedoninë e Veriut
Një skandal korrupsioni ka shpërthyer në Maqedoninë e Veriut, ku janë arrestuar pesë persona, mes tyre drejtori i Agjencisë për Pagesat e Ndihmës dhe Zhvillimit Rural, Ilia Stoilev. Sipas hetimeve, Stoilev akuzohet se ka kërkuar 50 mijë euro ryshfet për të miratuar një subvencion të Bashkimit Evropian për një biznes bujqësor në pronësi të një ish-ministri. Ai u kap në flagrancë me 400 euro, që ishin paradhënie e shumës së plotë. Të gjitha fondet që dyshohet se janë abuzuar vijnë nga programi IPARD i BE-së, që mbështet fermerët dhe investimet në bujqësi. Pas arrestimeve, qeveria maqedonase ka pezulluar përkohësisht të gjitha subvencionet e BE-së, derisa të përfundojnë hetimet. Kryeministri Christian Mickoski tha se pezullimi u bë për të kontrolluar çdo parregullsi, ndërsa opozita SDSM e...