Tronditëse në Austri, prindërit torturojnë për vdekje djalin e tyre tre-vjeçar

Tronditëse në Austri, prindërit torturojnë për vdekje djalin e tyre tre-vjeçar

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Austrinë, pasi Prokuroria e Innsbruck-ut ka ngritur akuza të renda ndaj një çifti 27-vjeçar për vrasje, torturë dhe rrëmbim, lidhur me vdekjen e djalit të tyre trevjeçar në maj të vitit 2024. Sipas rindërtimit të gjyqësorit austriak, fëmija ka kaluar muaj të tërë nën dhunë sistematike dhe privim ekstrem ushqimi e uji në banesën familjare në Kufstein, pranë kufirit me Bavarinë. Hetimet zbuluan prova të shumta — mesazhe, foto dhe video — që dokumentonin abuzimin e rëndë ndaj të miturit. Rasti, i raportuar fillimisht nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, ka shkaktuar reagime të forta dhe indinjatë të gjerë në vend. Sipas aktakuzës, fëmija dyshohet se është rrahur, lidhur dhe mbyllur shpesh në një dhomë të errët, duke u detyruar të qëndronte...