Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Nepotizmi i Putin/ Presidenti rus i “shpërbleu” me poste të rëndësishme ish të dashurat e tij, përfituan dhe të afërmit
Presidenti rus Vladimir Putin u ka dhënë poste të rëndësishme në qeveri dhe në kompani shtetërore të paktën 20 të afërmve të tij, përfshirë ish-gruan dhe ish-të dashurat. Sipas një hetimi të publikuar nga disa media ruse, nepotizmi në rrethin e Putinit ka arritur nivele që tejkalojnë çdo gjë të parë që nga koha e carit Nikolla II. Ndër figurat më me ndikim është Anna Tsivilyova, vajza e kushëririt të ndjerë të Putinit, Yevgeny Putin. Ajo u emërua zëvendësministre e mbrojtjes në vitin 2024, vetëm një muaj pasi bashkëshorti i saj, Sergei Tsivilyov, la detyrën e guvernatorit të rajonit të pasur me qymyr të Kemerovës për t’u bërë ministër i energjisë. Sipas inteligjencës ushtarake ukrainase, Tsivilyova është vendosur në Ministrinë e Mbrojtjes për të monitoruar...