Atentati në Rinas, policia jep detaje për makinën e djegur që dyshohet se u përket autorëve: Brenda ‘Toyota’-s, 4 armë

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i atentatit sot në Rinas.

Viktimë mbeti Gilmando Dani, 36 vjeç, mik i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosur mbeti Muçi Shaljani, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.
Policia ka bërë me dije se pas atentatit, është gjetur në fshatin Halil duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri kallashnikov që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, ndërsa në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel