Atentati me një viktimë në Rinas, digjet një makinë në Krujë, dyshohet se i përket autorëve

Foto ilustruese

TIRANË- Një makinë e djegur është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Aktualisht, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime në vendin ku u gjet mjeti i djegur, me qëllim identifikimin e pronësisë së tij dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar nëse mjeti i djegur është përdorur nga autorët e atentatit dhe për të rindërtuar itinerarin e tyre pas krimit.