Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Vëzhguesi i ONM kërkon hetim të mëtejshëm për gjyqtarin Ervin Pollozhani
Një kërkesë e vëzhguesit Theo Jacobs të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për hetimin e një gjetjeje në çështjen e vetingut të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani solli shtyrjen e seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit të martën më 11 nëntor, ku palët ishin ftuar për të paraqitur konkluzionet përfundimtare. Që në fillim të seancës, Jacobs bëri me dije se kishte depozituar një gjetje dhe një opinion për trupin gjykues të Kolegjit, përmes së cilave u kërkonte hetimin e mëtejshëm të transaksioneve që kanë të bëjnë me blerjen e një apartamenti nga Pollozhani dhe bashkëshortja e tij, ku atyre u është kthyer një pjesë e vlerës së paguar. Jacbos kërkon që të pyetet si dëshmitar administratori i shoqërisë që ka shitur apartamentin si dhe të...