Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tedi Blushi: Atentati në Rinas, alarm kombëtar për sigurinë në vend
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas atentatit mafioz të ndodhur pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani. Blushi e cilëson ngjarjen si një dëshmi tronditëse se krimi në Shqipëri ka dalë jashtë çdo kontrolli.“Krimi godet kur të dojë, ku të dojë dhe si të dojë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve të pafajshëm. Kur armët e krimit flasin edhe pranë një institucioni të sigurisë së lartë kombëtare, nuk bëhet më fjalë për një ngjarje të zakonshme kriminale, por për një alarm kombëtar,” – shprehet Blushi. Ai akuzon qeverinë se ka dështuar të luftojë krimin, duke e bërë atë pjesë të pushtetit: “Ky është rezultati i filozofisë së Qeverisë ‘pa krim nuk ka zhvillim’. Në...