Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
DETAJE nga vrasja në Rinas! Autorët qëlluan drejt një Benzi të bardhë, vetë u larguan me Toyota Yaris
Mjeti tip “Benz” TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Rinas, ku dy persona dyshohet të jenë vrarë dhe një i tretë ka mbetur i plagosur. Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris. Autorët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Nga dinamika e ngjarjes dhe mënyra e ekzekutimit, dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat me prapavijë mafioze, ndoshta në vazhdën e...