PAMJET NGA NGJARAJ
TIRANË-ZËRI ka siguruar pamjet nga atentati mafioz i ndodhur në Rinas, ku raportohet për një viktimë dhe një të plagosur. Në pamjet e siguruara shihet momenti kur Policët tentojnë të nxjerrin nga mjeti tip ‘Benz’ të plagosurin, duke thyer xhamin e automjetit me levë.
Raportohet se është qëlluar në drejtim të një mjeti tip “Benz” në të cilin udhëtonin të paktën dy persona. Autorët janë larguar me një makinë tip Toyota Yaris dhe janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u drejtuar në zonën e Fushë-Krujës. Forca të shumta policie kanë ngritur postblloqe në disa akse të qarkullimit, ndërsa po kontrollohen rrugët dytësore dhe fshatrat përreth për të bërë të mundur kapjen e autorëve./ZËRI
