Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Policia thyen xhamin e mjetit luksoz për t’i dhënë ndihmën të plagosurit, viktima brenda në makinë
Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 14:55 Zbardhen detaje nga atentati pranë aeroportit të Rinasit. Viktimë dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiermin Muca. Makina është në pronësi të Elvis Kosovës dhe është e blinduar. Autorët kanë qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz. Policia ka thyer edhe xhamin e automjetit kjo me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar.