“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

“Plumbi i Artë”/ Dëshmon Elton Kila në GJKKO: Doli lajmi se donte të më vriste Nuredin Dumani, më kërkuan të ikja, por…

Elton Kila, i njohur ndryshe si Ot Kila, është i thirrur në seancën për “Plumbin e Artë” në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Gazetarja Anila Hoxha që po ndjek procesin, raporton se Kila po dëshmon në cilësinë e viktimës së veprës penale. Elton Kila: Në vitin 2017 dhe në 2018 më kanë shkatërruar biznesin tim. Unë kam biznes prej 25 vitesh, për shitblerje automjetesh, import-eksport mjetesh, sallon për mjetet. Në 2017 nuk është zbuluar rasti që kanë tentuar të më shkatërrojnë biznesin, po ashtu edhe në 2018. Biznesi im ndodhet në Elbasan. E kam nisur që në vitin 2003, më pas i kam shtuar në 4 biznese. Para se të nisesh biznesin, me çfarë keni qenë marrë? Kila: Kam qenë në emigrim dhe pranë familjes, kam...