Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Berisha u përjashtua me 10 ditë nga punimet në Kuvend, Bardhi: Dhunim i të drejtave të opozitës, do t’i përgjigjemi me…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas përjashtimit të kryedemokratit, Sali Berisha me 10 ditë nga Kuvendi. Bardhi e quan këtë vendim si dhunim të të drejtave të opozitës, ndërsa shton se ‘deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës’. “Mazhoranca socialiste, po provon çdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në...