Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

Turqi/ Prokurori kërkon dënim me 2.000 vite burgim për kryebashkiakun e Stambollit

Një prokuror turk kërkon dënim burgu mbi 2.000 vjet për kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, i cili ndodhet në burg që nga marsi në pritje të gjykimit për akuzat e korrupsionit, të cilat ai dhe partia kryesore opozitare i mohojnë. Në aktakuzë, të paraqitur nga Prokurori i Përgjithshëm i Stambollit, Imamoglu bashkë me 401 persona të tjerë akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet korrupsioni që dyshohet se ka shkaktuar dëm prej 160 miliardë lirash (3,81 miliardë dollarë) ndaj shtetit gjatë 10 vjetëve. Qindra anëtarë dhe udhëheqës të zgjedhur të partisë kryesore opozitare të Imamoglus, Partisë Republikane Popullore (CHP), përballen me një sërë akuzash lidhur me korrupsion, ndërsa partia e cilëson të gjithë procesin si të politizuar dhe antidemokratik. Prokurori i përgjithshëm Akın Gurlek...