Anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me burg Fabion Gjonin

Anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, GJKKO shpall fajtor dhe dënon me burg Fabion Gjonin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin ndaj të pandehurit Fabion Gjoni, i akuzuar për disa vepra penale në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal që merrej me kultivimin dhe trafikun e lëndëve narkotike. Gjoni u shpall fajtor për veprat penale “Kultivimi i lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Fabion Gjoni u dënua me 6 vjet e 8 tetë muaj burgim. Gjykata vendosi që Gjoni të vuajë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë për të dënuarit e rritur, ndërsa shpenzimet procedurale do t’i ngarkohen të pandehurit. Njoftimi:  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur...