“Plumbi i Artë”/ Atentatet- “Oti i Elbasanit” në GJKKO: Më dogjën biznesin, Dumani do më vriste, ju kam lënë Zotin

“Plumbi i Artë”/ Atentatet- “Oti i Elbasanit” në GJKKO: Më dogjën biznesin, Dumani do më vriste, ju kam lënë Zotin

Nuredin Dumani dhe Elton Kila TIRANË-Ka vijuar sot në GJKKO gjykimi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku Elton Kila, i njohur ndryshe si Oti Kila, është paraqitur për të dëshmuar në GJKKO. Në dëshminë e dhënë në kuadër të procesit për dosjen “Plumbi i Artë”, Kila tregoi se prej më shumë se 25 vitesh merret me tregtinë e automjeteve, duke përfshirë import-eksportin dhe shitblerjen e makinave, si dhe menaxhimin e salloneve të automjeteve në qytetin e Elbasanit. Ai rrëfeu se gjatë viteve 2017 dhe 2018 iu shkatërrua biznesi i shitblerjes së makinave. Kila deklaroi se ditën e plagosjes dhe arrestimit të Nuredin Dumanit ndodhej në Gjermani me familjen dhe mësoi se ky i fundit kërkonte ta vriste. Kila tha se në vitin 2017 pati një tentativë për shkatërrim prone,...