‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

‘Lidhjet me Nuredin Dumanin, Suel Çelën…’/ Elton Kila dëshmon përpara GJKKO

Ditën e sotme, Elton Kila ka dëshmuar përpara GJKKO-së, në kuadër të gjyqit për operacionin ‘Plumbi i Artë’. Elton Kila, i njohur si Oti, është bërë i njohur për publikun pas lajmit se vrasësi serial Nuredin Dumani ishte nisur për ta eleminuar, ditën që i ndodhi atentati në Papër të Elbasanit, ku dhe mbeti i plagosur. Gjatë dëshmisë së tij, Kila ka mohuar gjithçka në lidhje me aktivitetin e tij dhe lidhjet me elementët kriminale të Elbasanit, që nga Nuredin Dumani, Suel Çelën apo Eljo Bitri, raporton gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj. Dëshmia e Elton Kila në GJKKO: Elton Kila (Oti): Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e...