Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Zëvendëskryeministrja Balluku: Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministree Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë. “Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan zv.kryeministrja Balluku.