Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Parlamenti izraelit miraton dënimin me vdekje për terroristët: Premtim i mbajtur
Parlamenti i Izraelit aprovoi me lexim të parë projektiligjin që vendos dënimin me vdekje për terroristët që vrasin qytetarë izraelitë. Ky është megjithatë votimi i parë nga tre të tilla që nevojiten për miratimin përfundimtar të nismës ligjore në fjalë. “Jemi në rrugën e duhur për të shkruar historinë. Premtim i bërë, premtim i mbajtur”, shkroi në platformën X ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, një figurë kryesore e së djathtës ekstreme izraelite, i cili më herët kishte kërcënuar ta tërhiqte qeverinë e tij nga koalicioni i kryeministrit Benjamin Netanyahu nëse projektligji nuk hidhej për votim në Kneset. Sipas legjislacionit të prezantuar nga një anëtar i partisë së tij, kushdo që me dashje ose nga pakujdesia shkakton vdekjen e një qytetari izraelit me motiv racizmi...