Ngritën skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, burg për 6 persona, mes tyre 2 italianë dhe kompanitë e tyre

Ngritën skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, burg për 6 persona, mes tyre 2 italianë dhe kompanitë e tyre

Gjashtë persona janë shpallur fajtor, pasi ngritën skemë mashtrimi për përfitimin e rimbursimit të TVSH. Në mesin e tyre janë dy shtetas italianë dhe kompanitë e tyre. Këta persona dhe shoqëritë e tyre krijuan një skemë të mirëorganizuar të qarkullimit të parave përmes shërbimeve fiktive, me synim shpërndarjen e shumave monetare dhe shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e padrejtë të TVSH-së, në kundërshtim me ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare. Njoftimi: Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u shpallën fajtor shtetasit I.Q., E.B., A.D., S.C., S.C., Z.K., si dhe shoqëritë ‘Sidec Alenergy’ shpk, ‘Primis’, ‘Gainsbourg’ shpk, ‘Al Nair Trading’ shpk dhe ‘CS International Consulting’ shpk, për veprat penale ‘Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën...