Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Filipine, 18 të vdekur dhe dy të zhdukur nga tajfuni ‘Fung Wong’
Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi tajfuni “Fung Wong” shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të mëdha në të gjithë Filipinet, duke detyruar evakuimin e më shumë se dy milionë banorëve, raportuan mediat lokale. Sipas “Inquirer”, mbi 2.4 milionë njerëz janë prekur në 15 rajone, përfshirë Luzonin qendror, rajonin autonom Bangsamoro në Mindanaon Muslimane (BARMM) dhe Visayas Perëndimore. Autoritetet lokale thanë se më shumë se 800 mijë njerëz të zhvendosur po strehohen në rreth 11.800 qendra evakuimi në të gjithë rajonet e prekura. Vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin administrativ Cordillera, Luginën Cagayan, Bicol dhe Visayasin Perëndimor. Dy persona mbeten të zhdukur dhe 28 të tjerë të plagosur, thanë zyrtarët. Përmbytjet janë përhapur në 267 zona...