Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet
Deputeti demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit. Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet. Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion. “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit. Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj...