Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Përfshihet nga flakët mobileria në Vlorë, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme
PAMJE NGA NGJARJA VLORË-Kati i parë i një mobileri në Vlorë është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona rreth saj. Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në mobileri është i qëllimshëm, ndërsa Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.